Krasniqi: Zgjedhjet nuk mund të shpallen kaq lehtë – tregon arsyet

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka thënë në “Pressing” të T7, se zgjedhjet nuk mund të shpallen kaq lehtë e as të ju merret mandati deputetëve.

Ai ka thënë se në raste kur votohet kundër Qeverisë ose Preidentit, deputetët e dijnë pasojën që do të shkojnë në zgjedhje.

Por, në këtë rast thotë ai nuk mund të ju merren mandate deputetëve pse ata nuk shkuan në sallë.

“Zgjedhjet nuk mund të shpallen kaq lehtë, mandati i deputetëve nuk mund të merret kaq lehtë. Rastet kur humbet mandati, deputetët janë të vetëdijshëm, votojnë kunder Qeverisë ose Presidentes, këtë rast nuk është në dorë të deputetëve sepse dikush nuk e ka vënë në lëvizje një procedurë”, ka thënë ai.