As Juventus dhe as Barcelona. Destinacioni i ri i Bernardo Silva do të jetë në Madrid?

Tashmë është zyrtare që Bernardo Silva do të largohet pas 9 vitesh të Manchester City. Në fund të këtij sezoni, mesfushori portugez do të largohet si lojtar i lirë, pasi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për një rinovim të mundshëm të kontratës, e cila skadon në qershor.

Për 31-vjeçarin ka një interes të madh nga disa klube dhe kampionate elitare. Deri tani janë përmendur klube si Barcelona dhe Juventus, por “Fichajes” zbulon se destinacioni i ri i Bernardo Silva mund të jetë Madridi, pasi portugezi pëlqehet shumë nga trajneri i Atletico-s, Diego Simeone.

Në krahasim me Juventusin dhe Barcelonën, Atletico Madrid është e gatshme të plotësojë dhe kërkesat financiare të portugezit, një arsye më shumë për të zgjedhur klubin madrilen.

The post As Juventus dhe as Barcelona. Destinacioni i ri i Bernardo Silva do të jetë në Madrid? appeared first on Telesport.