FA Cup: Man. City me fitore të madhe në transfertë ndaj Newcastle, i bashkohet Liverpool-it, Arsenal-it dhe Chelsea-t

Manchester City është çerekfinalisti i katërt i FA Cup. “Qymyrxhinjtë” eliminuan Newcastle, pas fitores 1-3 në transfertën e luajtur në “St.James’Park”.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Vendasit gjetën të parët avantazhin me golin e Harvey Barnes në minutën e 18-të, pas asistit të Sandro Tonali. Barazimi i “Qytetarëve” do të vinte në minuten e 39-të, ku pas asistit perfekt të Jeremy Doku, Savinho e kishte shumë të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.

Man. City e nisi shumë mirë pjesën e dytë duke gjetur avantazhin që në minutën e 47-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe finalizimit të Omar Marmoush.

Në minutën e 65-të, ishte sërish egjiptiani Marmoush që gjeti golin, pas asistiit të Matheus Nunes dhe goditjes fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Manchester City fiton 1-3 dhe shkon në çerekfinale, duke iu bashkuar Liverpool-it, Arsenal-it dhe Chelsea-t.

SHIKOGOLAT

The post FA Cup: Man. City me fitore të madhe në transfertë ndaj Newcastle, i bashkohet Liverpool-it, Arsenal-it dhe Chelsea-t appeared first on Telesport.