Juventus i jep fund “thatësirës” pa fitore dhe shfryhet ndaj Pisa (video)

Juventus i jep fund thatësirës prej 4 javësh pa fitore dhe është rikthyer sot te tre pikët në Serie A, pasi mposhti 3-0 Pisa-n, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e 28-të. Pjesa e parë ishte e vakët dhe pa ndonjë rast serioz.

Pjesa e dytë foli e gjitha për bardhezinjtë. Sfida u zhbllokua në minutën e 54-të, ku pas një aksioni të bukur dhe kombinimi model mes Franscico Concecao-Kenan Yildiz-Andrea Cambiaso, ishte pikërisht ky i fundit që dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Në minutën e 65-të u shënua goli i dytë. Së pari, goditja e Manuel Locatelli-t përplaset në shtyllë, por në tentativën e dytë këtë herë nga Khephren Thuram, topi përfundoi në kuadrat.

Në minutën e 75-të, ishte radha e Kenan Yildiz për të shënuar golin e tretë me një goditje të bukur brenda zonës. Asnjë minutë për Edon Zhegrovën sonte. Juventus fiton 3-0 dhe renditet i gjashti me 50 pikë, një pikë më pak se Roma dhe Como që janë më sipër. Pisa në rënie të lirë drejt Serie B, pasi ka vetëm 15 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Juventus i jep fund “thatësirës” pa fitore dhe shfryhet ndaj Pisa (video) appeared first on Telesport.