Real Madrid gjen “galaktikun” e ri në PL. Është vetëm 18 vjeç, por pjekuria e tij në fushë është e frikshme

Real Madrid pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës, ku përveç transferimit të një mesfushori “big”, do të ketë edhe përforcime të tjera, të cilat shihen si investime afatgjata.

“Defensa Central” zbulon se Real Madrid ka shtuar interesin ndaj Matheus Mane, mesfushorit me tiprare sulmuese, i cili po shëklqen në Premier League këtë sezon, pavarësisht se ekipi i tij, ëolves, renditet në fund të tabelës.

18-vjeçari i cili ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 6 asiste këtë sezon dallohet për pjekurinë e shfaqur në fushë, pavarësisht moshës së re. Largimi i tij në verë nga ëolves është i sigurt, duke ditur që “Ujqërit” sipas të gjitha gjasave do të luajnë në Championship sezonine ardhshëm.

Përveç Real Madridit, për Matheus Mane ka një interes të madh edhe nga gjigantët e Premier League si Chelsea, Man. United dhe Liverpool.

The post Real Madrid gjen “galaktikun” e ri në PL. Është vetëm 18 vjeç, por pjekuria e tij në fushë është e frikshme appeared first on Telesport.