Gjyste Vulaj i dedikon fjalë të bukura Brikenës: Në skenë shkëlqen si Miss, jashtë ruan traditat e familjes

Këngëtarja Gjyste Vulaj tashmë ka shprehur mbështetjen e saj për banoren e Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmanin.

Ajo ka komentuar një situatë të saj të ndodhur në Prime, ku si surprizë për Mateo Borrin ishte nëna e tij.

Artistja shqiptare e ka vlerësuar sjelljen e modeles, duke ia dedikuar disa fjalë të bukura.

“Tradicionale në zemër, moderne në profesion. Kështu është femra që i bashkon të dy botët”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Në skenë shkëlqen si Miss, elegancë, vetëbesim dhe profesionalizëm. Jashtë saj, ruan thjeshtësinë, respektin dhe traditat e familjes së saj”.

Mes tjerash theksoi: “Ajo tregon se mund të jesh moderne dhe e suksesshme, pa harruar kurrë rrënjët e tua. Bukuria e saj nuk është vetëm në pamje, por edhe në vlerat që mbart”.

Brikena tani ka shprehur interes për Mateon, për ta njohur më mirë.