Qarkullimi me tren në linjën Pejë–Prishtinë është ndaluar përkohësisht për arsye teknike.
Linja e nesërme me nisje në orën 05:30 është anuluar, njofton ndërmarrja Trainkos.
“Ju njoftojmë se ditën e nesërme treni në linjën Pejë – Prishtinë, me nisje në ora 05:30, datë 21.02.2026, është revokuar (anuluar) për shkak të arsyeve teknike”, shkruhet në njoftimin e tyre.









