Skuadra e Liverpool ka shijuar një mesjavë pushim, çka për trajnerin Arne Slot është një lajm i mirë. Duke folur për formën e skuadrës ë tij, ai shprehet se ka vënë re disa përmirësime.
“Krahasuar me disa javë më parë diçka ka ndryshuar. Në 19 ndeshjet e fundit kemi humbur dy herë, të dyja në kohën shtesë dhe nuk e meritonim të humbisnim të dyja këto ndeshje”, tha Slot
“Ne e dimë se sa e vështirë është të fitosh një ndeshje të Premier League. Ky sezon është më konkurrues. Jemi përmirësuar krahasuar me tre ose katër muaj më parë, jemi më në formë tani sesa ishim katër muaj më parë”, shtoi Slot.
Më tej, Arne Slot, flet për përmirësimin e rekordit të shënimit: “Ne gjithmonë do të bëjmë presion, gjithmonë do ta nxjerrim topin nga mbrapa, gjithmonë duam të argëtojmë. Nuk ia dalim gjithmonë në këtë dhe ndonjëherë kjo është për shkakun tonë”.
“Kryesisht, ekipet me të cilat përballemi nuk duan një lojë argëtuese. Për një pjesë kaq të madhe të sezonit kemi humbur ose barazuar ndeshje dhe nuk e meritonim këtë. Gjërat janë kthyer pak më shumë në normalitet kohët e fundit dhe mund ta shihni këtë edhe në rezultate“, deklaroi Slot.
The post Slot: Gjërat tani janë në normalitet, Liverpool është më i mirë se ai i 4 muajve më parë appeared first on Telesport.









