Chivu: Dëmtime të tjera përveç Lautaros, duhet të bëjmë bilancin. Kualifikimi ende i hapur

Pas Bodo/Glimt-Inter, Cristian Chivu u ndal fillimisht te gjendja e Lautaro Martinez: “Sipas meje e kemi humbur, është dëmtuar. Situata është mjaft serioze”. Trajneri rumun theksoi se fusha sintetike ka shkaktuar probleme edhe për lojtarë të tjerë: “Ka edhe të tjerë që kanë shqetësime fizike, duhet të bëjmë bilancin”.

Për humbjen deklaroi: “Skuadra u përpoq dhe pati qëndrim të mirë për 90 minuta, pavarësisht fushës. Nuk është justifikim, por Bodo e njeh më mire këtë terren. Nuk kam shumë për t’i qortuar lojtarët”. Ai pranoi vështirësi në tranzicionet pas humbjes së topit, duke vlerësuar cilësinë dhe shpejtësinë e kundërshtarit.

Për mungesën e Dimarco: “Duhet rotacion, luajmë çdo 3 ditë dhe do t’i përfshij të gjithë”. Për kualifikimin: “Është ende i hapur, me këtë bindje do ta luajmë deri në fund kthimin në fushën tonë”. Për barazimin e Milanit: “Mendojmë për veten dhe për Lecce, nuk do të jetë e lehtë”.

The post Chivu: Dëmtime të tjera përveç Lautaros, duhet të bëjmë bilancin. Kualifikimi ende i hapur appeared first on Telesport.