Gjyqtari sportiv ka bërë publike vendimet pas episodeve të rënda ndaj arbitrit La Penna, në fund të pjesës së parë të Inter-Juventus. Administratori i deleguar i Juventusit, Damien Comolli, është pezulluar deri më 31 mars 2026 “për sjellje agresive dhe rëndë intimiduese ndaj arbitrit në tunelin drejt dhomave të zhveshjes, duke kërkuar kontakt fizik, çka është shmangur falë ndërhyrjes së trajnerit Luciano Spalletti dhe stafit, si edhe për fyerje të rënda të përsëritura”.
Giorgio Chiellini është pezulluar deri më 27 shkurt 2026 “për protesta të ashpra dhe mungesë respekti ndaj arbitrit, të përsëritura edhe pranë dhomës së tij, si dhe për kritika fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes”.
Ndërkohë Pierre Kalulu, i ndëshkuar me karton të kuq për faull ndaj Bastonit, do të mungojë vetëm një ndeshje dhe do të humbasë sfidën në shtëpi kundër Comos.
The post Kaosi në Inter-Juventus, sherri në tunel; jepen dënimet për Comolli, Chiellini dhe Kalulu appeared first on Telesport.







