Massimiliano Allegri foli në konferencë për shtyp para Milan-Como, ndeshje e prapambetur e javës së 24-t të Serie A, që do të luhet nesër prej 20:45 në “San Siro”: “Jemi në tre muajt e fundit të sezonit, këtu vendoset kampionati. Nuk kemi më hapësirë për gabime. Como është ende në garë për Champions-in, ndaj duhet përqendrim maksimal”.
Për gjendjen fizike: “Përveç të pezulluarit Rabiot, të gjithë janë mirë. Saelemaekers është gati, shpresoj që edhe Pulisic të jetë në dispozicion. Gimenez do të bashkohet shpejt me skuadrën”. Për VAR-in: “Duhet të përmirësohen aspektet objektive. Presioni ndaj arbitrave është shumë i madh dhe duhet ulur”.
Për Leaon: “Është gati, ka bërë stërvitje të mirë. Ai dhe Pulisic kanë shënuar gola të rëndësishëm dhe do të jenë vendimtarë në fund”. Mbi garën për titull: “Nuk jemi të vetmit në luftë, kanë mbetur 13 javë dhe mund të ndodhë gjithçka. Duhet të qëndrojmë të përqendruar vetëm tek objektivi ynë, në këtë moment duhen kapakë anash syve”.
The post Allegri para Como-s: Tani vendoset kampionati. Leao është mirë, shpresojmë për Pulisic appeared first on Telesport.







