Një nga lojtarët e kërkuar me ngulm nga trajneri Pep Guardiola te Manchester City në merkaton e dimrit ishte Marc Guéhi. Mbrojtësi anglez u largua nga Crystal Palace gjashtë muaj para afatit të kontratës së tij për të veshur fanellën e “citizens”.
“Ishte një ëndërr”, komentoi Guehi. Vetëm në pak javë, rezultatet e bashkëpunimit të ngushtë me Guardiola janë tashmë të dukshme. “Pep e ka përmirësuar shumë lojën time. Ai është dikush që beson shumë tek ne”, tha Guehi.
Më tej, mbrojtësi tha: “Ka një vëmendje të jashtëzakonshme ndaj detajeve dhe një ndikim të madh në mënyrën se si duam të shprehemi. Si individë, ne përpiqemi gjithmonë të përparojmë dhe të përmirësohemi”.
“Kur ke një trajner, një staf trajnerësh dhe shokë skuadre që janë të fiksuar pas këtij niveli, loja jote mund të arrijë vetëm nivele të reja. Shpresoj se mund të vazhdoj kështu”, shpjegoi Guehi.
“Duhet të vazhdojmë kështu, jemi në rrugën e duhur. Është thelbësore të vazhdojmë të rritemi si ekip, duke u siguruar që të përmirësohemi në çdo fazë të lojës. Fitimi i ndeshjeve është thelbësor në çdo garë. Për sa kohë që vazhdojmë në këtë rrugë nuk shoh pse të mos i arrijmë objektivat tona sezonale”, tha Guehi.
“Qëllimi është gjithmonë të fitojmë dhe të përmirësohemi. Sezoni është ende i gjatë, ka shumë pikë për t’u kapur dhe shumë beteja për t’u përballur. Mentaliteti ynë është të shikojmë përpara dhe gjithmonë të përpiqemi të fitojmë“, tha mbrojtësi anglez.
The post Guehi: Ardhja te City një ëndërr, me Pep po përmirësohem, mund të arrijmë objektivat sezonale appeared first on Telesport.








