José Mourinho ka treguar gjatë karrierës se ndeshjet për të janë si beteja, ku përveç taktikave përdor edhe strategji jashtë fushës, sidomos në komunikim dhe konferenca shtypi. Përballja e dytë e Champions League mes Benfica së tij dhe Real Madridit është një tjetër shembull i “luftës” së Mourinhos.
Pas ndeshjes së fazës së ligës, ku e quajti Arbeloa një nga “fëmijët” e tij, trajneri portugez po përgatit me kujdes edhe duelin e “play off”-it. Benfica po mobilizon tifozët për atmosferë të zjarrtë në “Da Luz”, ndërsa Mourinho paralajmëroi: “Një mbret i plagosur është i rrezikshëm”, duke lavdëruar Realin.
Sipas “AS”, Mourinho ka një klauzolë që i lejon të largohet nga Benfica gjatë 10 ditëve të para pas përfundimit të sezonit, pa kompensim financiar. Ai ndihet mirë në Lisbonë, por nëse Real Madridi do ta kërkonte, situata mund të ndryshonte. Pas largimit të Xabi Alonso dhe zgjedhjes së përkohshme të Arbeloa, madrilenët pritet të kërkojnë një trajner të ri, ndërsa kjo përballje shërben si vitrinë ideale për kandidaturën e Mourinhos.
The post Mourinho, sërish në “vitrinën” e Real Madridit. Ka klauzolë largimi nga Benfica appeared first on Telesport.









