Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego. Ky takim është zhvilluar në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Kurti, siç bëhet e ditur në komunikatë, ka shprehur mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si aleatin kryesor të Kosovës.
‘’ Në lidhje me raportet me Serbinë, Kryeministri theksoi rëndësinë e dorëzimit të kryeterroristit Milan Radoiçiq, i cili duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë për organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023; nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike; tërheqjes së letrës së Brnabiq ku thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.










