Atletico Madrid ka fituar 4-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e parë për Kupën e Mbretit, e luajtur në “Metropolitano”. Supersfida u zhbllokua që në minutën e 6-të, ku pas një topi të kthyer mbrapsht nga Eric Garcia, portieri Joan Garcia u tregua i pavëmendshëm dhe topi kaloi finishin, pavarësisht përpjekjes së 25-vjeçarit për ta larguar nga rrjeta.
Në minutën e 14-të, aksion i shkëlqyer i Atletico Madridit, Antoine Griezmann dyfishon shifrat pas asistit të Nahuel Molina. Në minutën e 33-të, sërish një aksion model i “Colchoneros”, ku Ademola Lookman gjen golin, pas asistit të bukur të Julian Alvarez.
Në minutat shtesë, Atletico Madridi gjeti golin e katërt me Julian Alvarez, Ademola Lookman i kthen “nderin” argjentinasit, duke asistuar. Pjesa e parë mbyllet 4-0 për “Colchoneros”.
Pas rezultatit 4-0 në pjesën e parë për Atletico Madridin, Barcelona duket se e nisi mirë pjesën e dytë dhe gjeti golin me Pau Cubarsi, por pas 8 minutash shqyrtim nga VAR, u anullua për pozicion jashtë loje.
Në minutat e fundit, Barcelona mbeti me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Eric Garcia, për faull të rëndë ndaj kundërshtarit. Rezultati final 4-0. Ndeshja e kthimit luhet më 3 mars në “Camp Nou”.
The post Barcelona i thotë “lamtumirë” Kupës së Mbretit, që në gjysmëfinalen e parë. Spektakël nga Atletico (video) appeared first on Telesport.










