Arsenal nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertën ndaj Brentford, ndeshja përmbyllëse e javës së 26-të në Premier League. Pjesa e parë ishtë e vakët dhe pa ndonjë rrezik serioz nga të dy ekipet, rezultati 0-0. Pjesa e dytë ishte komplet ndryshe.
Sfida u zhbllokua në minutën e 61-të, ku pas një krosimi perfekt të Piero Hincapie, Noni Madueke u tregua i saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 70-të, Brentford barazon shifrat me Keane Leëis-Potter, i cili shënoi me kokë pas një topi të nisur nga goditja e këndit dhe asistit me kokë të van den Berg.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, 1-1. Arsenal rrezikon shumë tani, pasi qëndron ende në vend të parë, por vetëm 4 pikë larg Man. City të vendit të dytë. Ndërkohë, Brentford mbetet në vendin e 7-të me 40 pikë.
The post Arsenal i bën “gropën” vetes, lë pikë ndaj Brentford dhe vë në rrezik vendin e parë (video) appeared first on Telesport.










