Sot pritet të certifikohen rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Certifikimi do të bëhet në kuadër të mbledhjes nr. 13 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2026, ka njoftuar KQZ.
Mbledhja e KQZ-së nis nga ora 18:00.










