Endrick po shkëlqen te Lyon, Juventus nuk pranoi huazimin e brazilianit nga Real Madrid

Juventus tentoi gjatë merkatos dimërore të bënte një transferim në sulm, më saktë një numër 9-të, kërkesë e trajnerit Luciano Spalletti, por në fund bardhezinjtë nuk ia dolën dot.

“Calciomercato” zbulon një prapaskenë interesante. Rrethi i përfaqësuesve të Endrick, i ofruan lojtarin e tyre Juventusit, por bardhezinjtë refuzuan. Duke ditur që do të ishte një huazim i thjeshtë deri në fund të sezonit, pa të drejtë blerjë, drejtuesit bardhezi refuzuan Endrick, duke besuar se në rast shkëlqimi në Serie A, kjo gjë do të ishte vetëm në interesin dhe favorin e Real Madridit.

Vlera e brazilianit në treg do të rritej shumë, por në fund të sezonit ai do të rikthehej te Real Madrid dhe Juventus nuk do të përfitonte asgjë në këtë rast.

The post Endrick po shkëlqen te Lyon, Juventus nuk pranoi huazimin e brazilianit nga Real Madrid appeared first on Telesport.