Napoli fiton në frymën e fundit, fale një penalltie shumë të kontestuar (video)

Napoli ka marrë një fitore shumë të rëndëishme në Serie A, duke fituar 2-3 në transfertën në “Luigi Ferraris” ndaj Genoa, në sfidën e vlefshme për javën e 24-të në Serie A.

Genoa fitoi një penallti që në 15 sekondat e para, pas një kontakti të zonë mes portierit Alex Meret dhe Vitinha, pas ndërhyrjes së VAR, pati penallti për vendasit. Ukrainasi Ruslan Malinovskyi tregohet i saktë nga 11-metrat.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Napoli përmbysi shifrat brenda një minute. Në minutën e 20-të, tentativa nga larg e Scott McTominay ndalet herën e parë nga portieri vendas, por Rasmus Hojlund ndjek aksionin dhe e dërgon topin në rrjetë.

Pa kaluar një minutë, skocezi McTominay kalon Napolin në avantazh pas një supergoli nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për napolitanët. Në minutën e 56-të ishte Lorenzo Colombo, që barazoi shifrat 2-2 pas një kundërsulmi të shpejtë dhe finalizimi perfekt, nga sulmuesi që është nën pronësinë e Milanit dhe është i huazuar te Genoa.

Në minutën e 76-të, gjërat u vështirësuan akoma edhe më shumë për Napolin, pasi mbeti me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të Juan Jesus. Në minutat e fundit shtesë, Napoli gjen golin e tretë dhe të fitores së madhe falë një penalltie shumë të kontestuar, dhe ekzekutimit të saktë të Rasmus Hojlund.

SHIKOGOLAT

The post Napoli fiton në frymën e fundit, fale një penalltie shumë të kontestuar (video) appeared first on Telesport.