“Gjithçka e vërtetë, Camarda po kthehej te Milani. Pastaj pati problemin në shpatull dhe u detyrua të operohej. Ndoshta te Lecce do të ketë më shumë hapësirë dhe mund ta ndihmojë në fundin e sezonit”. Kështu u shpreh agjenti Giuseppe Riso për sulmuesin e ri, i huazuar te Lecce, në një intervistë për “Tuttosport”.
Më pas, Riso foli për Tonalin: “Nëse Juventusi mund të jetë zgjidhja ideale e Sandro për një rikthim në Itali, në verë? Për momentin nuk ka asnjë preferencë”. Ai shtoi se është “ende herët” dhe se “ajo që thuhet sot, nesër mund të mos vlejë. Newcastle nuk mund të heqë dorë prej tij, nuk është rasti të lëvizë, edhe sepse Sandro është shumë i lidhur me klubin. Në verë do të vlerësojmë dhe do të vendosim”.
The post “Tonali te Juventusi? Në verë do ta vlerësojmë. Camarda po kthehej te Milani” appeared first on Telesport.









