UItrasi zikaltër i arrestuar pendohet: I kërkoj falje Auderos, dy klubeve dhe të gjithë tifozëve

“I kërkoj falje Auderos, dy klubeve dhe të gjithë tifozëve”. Kjo është, në thelb, ajo që ka deklaruar ultras-i 19-vjeçar i “Curva Nord” të Interit, i përfunduar në burg pasi hodhi fishekzjarrin që më 1 shkurt e la të trullosur portierin Emil Audero, gjatë ndeshjes Cremonese–Inter.

I riu, i asistuar nga avokati Mirko Perlino, u mor në pyetje nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Giulia Marozzi në seancën e vërtetimit të arrestimit me flagrancë të vonuar. Ai tregoi se hedhja në fushë e asaj bombe artizanale ishte diçka që nuk duhej ta bënte, por nuk kishte menduar për pasojat, pra që portieri mund t’i afrohej dhe mbetej i trullosur nga shpërthimi.

Në orët në vijim, gjyqtarja do të vendosë për vërtetimin e arrestimit dhe masën eventuale të sigurisë. Prokurori Francesco Cajani ka kërkuar arrest shtëpie. Pas vendimit, dosja do t’iu kalojë prokurorëve të Cremonës, që drejtojnë hetimet e Digos-it, të cilat vijojnë për të identifikuar përgjegjësit edhe për “hedhje të tjera petardash pak para fillimit të ndeshjes”.

 

The post UItrasi zikaltër i arrestuar pendohet: I kërkoj falje Auderos, dy klubeve dhe të gjithë tifozëve appeared first on Telesport.