Marrëdhënia mes influencueses braziliane Virginia Fonseca dhe yllit të Real Madridit, Vinicius, është ndër më të komentuarat, edhe për faktin se të dy kanë famë të ngjashme: rreth 54 milionë ndjekës ajo dhe 58 milionë ai në Instagram. Historia e tyre nisi vitin e kaluar, pas ndarjes së Virginia nga këngëtari Zé Felipe, me të cilin ka tre fëmijë.

Së fundi, Virginia zbuloi një aspekt delikat të jetës së tyre private, lidhur drejtpërdrejt me rrezikun e dopingut. Ajo shpjegoi se edhe produkte mjekësore apo intime mundet, teorikisht, të sjellin një rezultat pozitiv në testet antidoping të sulmuesit brazilian, pasi substanca të ndaluara mund të transmetohen në mënyrë të pavullnetshme.

“Edhe nëse duhet të përdor një pomadë, duhet ta konsultoj më parë me fizioterapistët e tij”, – tha ajo, duke shtuar se tani çdo gjë që mendon ta përdorë ia komunikon Vinicius. “Nëse ndodh diçka, ai mbetet jashtë fushës. Jam e lumtur me të, por është një marrëdhënie shumë kërkuese, ku gjithçka duhet ndjekur me përpikëri”.
The post Frikë nga dopingu, e dashura e Vinicius: Edhe nëse përdor një pomadë intime, duhet ta pyes atë appeared first on Telesport.









