Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë për disa vite në një lidhje, nga e cila kanë edhe një vajzë. Edhe pse sot nuk janë më bashkë, periudha e tyre e përbashkët ka lënë gjurmë edhe në interesa e pasione personale. Ledri njihet si adhurues i borës dhe i skijimit, një pasion që duket se e ka ndarë edhe me Sarën gjatë kohës sa ishin çift, shkruan “Kosovarja”. Së fundmi, Sara është parë në destinacione dimërore, ku ka shijuar borën dhe skijimin. Këto paraqitje tregojnë se Sara ka vazhduar ta kultivojë këtë interes edhe pas ndarjes, duke e kthyer në një pjesë të stilit të saj të jetesës dhe pushimeve.

Lim Hoti ka thyer heshtjen vetëm pak ditë pas daljes së tij të (pa)pritur nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Ndonëse rrugëtimi i tij brenda shtëpisë u karakterizua nga një trekëndësh i komplikuar dashurie dhe dinamika të forta me ish-partneren e tij, Albën, dhe banoren tjetër, Dolcen, deklarata e tij e parë publike ka shuar çdo shpresë për një ribashkim me ndonjërën prej vajzave.

Në një intervistë telefonike për “Andale Media”, Hoti ka folur troç dhe pa dorashka duke dhënë një këndvështrim krejt ndryshe për situatën që mbajti mbërthyer publikun. I pyetur specifikisht për raportin e tij me Albën, ai dha një përgjigje që pritet të shkaktojë jo pak reagime, duke e cilësuar atë si të pafajshme në gjithë këtë lojë mediatike.

“Mënyra si e shoh unë Albën është thjesht një viktimë e televizioneve. Më vjen keq që po e them,” u shpreh Limi.

Ndërsa shumë fansa aludonin nëse ai do të priste njërën nga vajzat jashtë për të sqaruar gjërat, Limi mbylli çdo kapitull me një fjali të vetme, duke konfirmuar zërat që qarkullonin se jeta e tij private jashtë është tashmë e stabilizuar.

“Nuk po e pres asnjëherën me thënë të drejtën se jam i zënë. Nuk po mendoj fare për këta persona me thënë të drejtën,” deklaroi ai prerazi.

Kjo deklaratë konfirmon se regjisori e ka ndarë mendjen dhe se dinamikat brenda shtëpisë kanë mbetur thjesht në kuadër të lojës, ndërsa jashtë e pret dikush tjetër. Mbetet për t’u parë se si do të reagojnë Alba dhe Dolce kur të mësojnë se “pritja” jashtë nuk ekziston. /Prive