Iliriana i jep fund dilemës: Ja kush është më xheloz në çift!

Këngëtarja kosovare Iliriana ka qenë së fundmi aktive në Instagram, ku ka bashkëbiseduar me ndjekësit e saj përmes Instastory.

Gjatë një pyetësori të hapur nga fansat, ajo është pyetur se cili prej tyre është më xheloz në çift, ajo apo Adri, shkruan Indeksonline.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Ilirjana ka publikuar një video ku shfaqet me humor, bën me dorë nga Adri, duke lënë të kuptohet se ai është më xhelozi në raportin e tyre.

Me këtë veprim tregoi edhe një herë raportin e afërt që ata ndajnë, si dhe mënyrën me të cilën Ilirjana komunikon me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

 

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.