Fjolla Morina thyen ligjin

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina duket se e ka nisur ditën plot energji.

Ajo ka bërë xhiro nëpër rrugët e Prishtinës, mirëpo ajo që bie në sy këtë herë është shkelja e rregullave të komunikacionit.

Fjolla ka realizuar disa xhirime të rrugëve të kryeqytetit sa ishte duke vozitur.

Franco Mastantuono e ka pasur shumë të vështirë sezonin e tij të parë te Real Madrid. Argjentinasi u transferua me shumë bujë gjatë verës së kaluar nga River Plate për një shifër totale rreth 45 milionë euro, por që bashkë me bonuset e ndryshme shkon rreth 60 milionë euro. 18-vjeçari argjentinas ka luajtur rreth 1410 minuta në total, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist. Pra, shumë larg pritshmërive. Drejtuesit e Real Madridit dhe vetë lojtari kanë vendosur për huazimin e tij diku tjetër, me qëllim të fitojë më shumë përvojë dhe eksperiencë. Sipas medieve spanjolle, destinacioni i ri i Mastantuono do të jetë Tottenham. Një huazim njëvjeçar, me mundësinë e një sezoni të dytë, por pa të drejtë blerjeje. Të dy klubet janë duke diskutuar detajet e fundit në lidhje me pagesën e lojtarit.