Real Madrid ishte shumë pasiv gjatë merkatos së janarit, duke huazuar vetëm Endrick te Lyon deri në fund të sezonit. Klubi madrilen po punon që tani për merkaton e verës së ardhshme.
Mediet spanjolle zbulojne se drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur që tani për dy përforcimet e para për verën e ardhshme. I pari do të jetë rikthimi i Nico Paz për shifrën 10 milionë euro, sipas marrëveshjes së bërë me Como. Pas dy sezonesh në Serie A, në Madrid janë të bindur se Nico Paz ka fituar përvojën e duhur për të qenë pjesë e ekipit të parë të “Los Blancos”.
Përforcimi i dytë do të jetë një tjetër mesfushor i ri i talentuar. Bëhet fjalë për Kees Smit, mesfushorin 19-vjeçar të Az Alkmaar, ku mund të thuhet që kemi deri tani një marrëveshje verbale mes klubeve, për shifrën 30 milionë euro.
The post Real Madrid vendos që tani, dy përforcimet e para për sezonin e ri. 40 mln euro në total appeared first on Telesport.









