Revolucion zikaltër, lista me 12 lojtarët që do të largohen nga Inter gjatë verës së ardhshme

Nëse në merkaton e janarit qëndroi shumë pasiv, Inter po përgatitet për një revolucion të vërtetë gjatë verës së ardhshme. “CalcioMercato.it” zbulon se drejtuesit zikaltër planifikojnë të bëjnë disa përforcime në verë, por më parë duhet të bëjnë “spastrimet” e nevojshme për të bërë të mundur ardhjen e përforcimeve të reja dhe krijimin e hapësisrës së nevojshme në ekip, përfshi këtu edhe pagat.

Sipas raportimit në fjalë, Inter ka vendosur që tani të mos rinovojë kontratat e 6 lojtarëve: portierët Yann Sommer dhe Raffaele Di Gennaro, mbrojtësit Stefan de Vrij, Francesco Acerbi dhe Matteo Darmian dhe mesfushori Henrikh Mkhitaryan.

Po ashtu, klubi zikaltër mund të thuhet që ka vendosur që tani të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të Manuel Akanji, i cili në përfundim të këtij sezoni duket se do të rikthehet te Man. City.

Inter është i gatshëm të dëgjojë ofertat edhe për 5 lojtarët që janë ende në kontratë me klubin zikaltër, përtej verës së ardhshme: Yann Bisseck, Denzel Dumfries, Davide Frattesi, Hakan Calhanoglu dhe Luis Henrique.

The post Revolucion zikaltër, lista me 12 lojtarët që do të largohen nga Inter gjatë verës së ardhshme appeared first on Telesport.