Barcelona qëndroi shumë pasive gjatë merkatos së janarit, duke e pasur mendjen që tani te merkato e verës së ardhshme. Në rast se katalanasit ia dalin të jenë “ok” me rregullin e famshëm financiar dhe të kenë burimet e nevojshme, Hansi Flick ka kërkuar tre nënshkrime, sipas medieve spanjolle.
Emri i parë në listë është ai i Julian Alvarez, transferimi i të cilit nuk do të jerë aspak i lehtë dhe kosto minimale do të jetë 100 milionë euro.
Për mbrojtjen, Hansi Flick ka zgjedhur Alessandro Bastoni-n, liderin e Interit, i cili po ashtu ka një kosto të paktën 90 milionë euro. Emri i tretë është ai Bernardo Silva, i cili ndryshe nga të parët nuk do të ketë asnjë kosto, pasi do të vijë si lojtar i lirë.
The post 3 lojtarët e kërkuar nga Hansi Flick për sezonin e ri: një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues appeared first on Telesport.









