Sot, këngëtarja e njohur Elvana Gjata feston 39-vjetorin e lindjes. Një nga emrat më të dashur dhe më të suksesshëm të muzikës shqiptare, ajo po e shënon këtë ditë të veçantë me një hap të ri në karrierën e saj.
Në këtë përvjetor, Elvana ka vendosur të kurorëzojë sukseset e deritanishme me një projekt të ri ndërkombëtar. Artistja lanson sonte bashkëpunimin e saj më të fundit, këngën “Moment”, në të cilën vjen së bashku me artistin e njohur Stanaj.
Ky projekt konsiderohet si një dhuratë për të gjithë fansat që e kanë mbështetur ndër vite në rrugëtimin e saj artistik dhe një sinjal i qartë për ambiciet e saj përtej kufijve shqiptarë.
Me një karrierë që vazhdon të rritet, Elvana Gjata mbetet shembull i punës, përkushtimit dhe elegancës. Nga baladat prekëse te hitet ritmike që pushtojnë klubet, ajo ka ditur të transformohet vazhdimisht dhe të qëndrojë gjithmonë në krye të skenës muzikore. Ky 39-vjetor e gjen artisten në kulmin e saj, gati për suksese të reja ndërkombëtare.
Edhe 100 vite të lumtura, Elvana!









