Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet me qytetarë, kësaj radhe në fshatin Stanoc, ku tha se është pritur me ngrohtësi dhe mbështetje nga banorët.
Përmes një postimi, Abdixhiku u shpreh se në çdo vend që po vizitojnë po vërehet një “frymë e re”, duke theksuar se qytetarët po mbështesin bashkimin, arsyen dhe një rrugë tjetër për Kosovën.
Vazhduam në Stanoc, mes banorëve të këtij fshati, në një takim të ngrohtë e të sinqertë.
Kudo që po shkojmë, po pritemi me ngrohtësi e mbështetje. Po ndiejmë qartë një frymë të re, qytetarë që po e mbështesin bashkimin, arsyen dhe një rrugë tjetër për Kosovën; larg lodhjes nga politika e propagandës, ndarjes dhe fajësimit të pafund.
Faleminderit për pritjen, fjalën e mirë dhe besimin që po na jepni gjithandej.









