Parcela prej 20 hektarësh iu nda për ndërtimin e objektit të presidencës para dy dekadave.
Megjithatë, që nga koha e presidentit Ibrahim Rugova, nuk pati asnjë lëvizje për realizimin e projektit.
Fundvitin e kaluar u vendosën kunjat në Prishtinën e Re për të shënjuar vendin ku do të ndërtohet objekti. Aktualisht, pritet vetëm miratimi i buxhetit për të nisur punimet.










