Bayern bën gati 200 mln euro për transferimin e 3 yjeve në verë. Dy nga rivalët, një nga Real Madrid

Bayern Munich ka qëndruar shumë pasiv gjatë merkatos së janarit, pasi klubi bavarez është i përqëndruar në merkaton e verës së ardhshme.

Mediet gjermane bëjnë me dije se klubi bavarez po planifikon të shpenzojë 200 milionë euro në verë për transferimin e 3 yjeve: Yan Diomande, Trent Alexander-Arnold dhe Nico Schlotterbeck.

Diomane, 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë që luan për Leipzig, është një nga emrat më të kërkuar në merkato dhe sigurisht që do të jetë protagonist i madh në verën e ardhshme. Bayern është gatit ë paguajë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Trent Alexander-Arnold shihet si lojtari i duhur për të siguruar krahun e djathtë të mbrojtjes. Anglezi po has shumë probleme në sezonin e tij të parë te Real Madrid, pa harruar dhe dëmtimet e njëpasnjëshme, ndaj nuk do të ishte befasi në rast largimi nga Madridi që verën e ardhshme. Bavarezët janë gati të paguajnë 50 milionë euro për anglezin.

Objektivi i tretë është ylli i rivalëve, Nico Schlotterbeck, i cili ka vendosur të largohet në verë nga Borussia Dortmund. Kosto e transferimit të tij llogaritet në 50 milionë euro. Një tjetër çështje jetike për bavarezët është edhe rinovimi i kontratës së Dayot Upamecano, e cila ende nuk ndodhur zyrtarisht, pavarësisht zërave se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes tyre.

The post Bayern bën gati 200 mln euro për transferimin e 3 yjeve në verë. Dy nga rivalët, një nga Real Madrid appeared first on Telesport.