Manchester United në ankth për Dorgu, dëmtimi rrezikon ta ndalojë deri në 10 javë

Manchester United po shqetësohet seriozisht për Patrick Dorgu. Danezi, protagonist i javëve të fundit te “Djajtë e Kuq”, u dëmtua në muskulin biceps femoral gjatë ndeshjes kundër Arsenalit, të fituar 3-2, ku ai shënoi edhe një gol spektakolar me të majtën nga distanca.

Dorgu u zëvendësua dukshëm i dëmtuar nga Michael Carrick. Trajneri u shfaq fillimisht optimist, por sipas mediave angleze ndalesa e tij mund të zgjasë deri në 10 javë. 21-vjeçari është titullar i rregullt që nga dhjetori dhe në 7 ndeshjet e fundit të Premier League ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asistime.

I blerë për 30 milionë euro, plus bonuse, Dorgu po rezulton një goditje e madhe në merkato dhe një nga xhevahirët e skuadrës nga “Old Trafford”, e cila pas ndryshimit në stol ka mposhtur si Manchester City, ashtu edhe Arsenalin.

 

The post Manchester United në ankth për Dorgu, dëmtimi rrezikon ta ndalojë deri në 10 javë appeared first on Telesport.