Pep Guardiola foli në konferencë për shtyp në prag të sfidës së Champions-it ndaj Galatasaray. Për 13 pikët e grumbulluara tha: “Do të preferoja të kishim më shumë, por për atë që kemi bërë i meritojmë këto 13 pikë”. Sa i përket diferencës së golave: “Do ta kuptojmë pas 5 ose 10 minutash çfarë ndeshjeje do të jetë dhe si ta menaxhojmë”.
Për Bernardo Silva: “Është lojtar kyç, intuitiv, bën atë që kërkon ndeshja. Driblon, e do topin dhe në momentet e vështira shquhet për qëndrimin. E dija se do të bëhej i madh”. Për objektivat: “Mendoj vetëm të fitojmë. Kampionati turk ka lojtarë të jashtëzakonshëm, do të na duhen tifozët”.
Për Haaland: “Ka nevojë për skuadrën. Nëse krijojmë më shumë, ai do të shënojë”. Rreziku kryesor i kundërshtarit: “Cilësia. Osimhen është lojtar i nivelit botëror, anësorët janë shumë të shpejtë. Galatasaray është një nga klubet më të mëdha të Turqisë”.
The post Guardiola: Kujdes nga Galatasaray, ka cilësi. Osimhen është lojtar i nivelit botëror appeared first on Telesport.










