Hansi Flick deklaroi se Barcelona nuk do të shikojë rezultatet e ndeshjeve të tjera të Champions League, por do të përqendrohet vetëm te fitorja e saj. Trajneri pranoi se i pëlqen emocionet e formatit të ri. Për ndeshjen, Flick theksoi: “E respektoj Kopenhagen. Më e rëndësishmja është të bëjmë punën tonë, të mbrohemi mirë dhe të luajmë në nivelin më të lartë. Objektivi është i qartë; të fitojmë dhe të jemi në top-8”.
Mesazhi për skuadrën ishte i prerë: “Do të merremi vetëm me atë që kemi në dorë. Duhet të luajmë në maksimum, do të jetë një ndeshje e vështirë”. Për mungesat e Pedri dhe De Jong: “Duhet menaxhim, por e kemi treguar se mund ta bëjmë. Jemi ekip”. Për Ferran Torres: “Është stërvitur me ne dhe duket shumë mirë”.
Për formatin e ri të Champions-it: “Më pëlqen shumë. Kemi një mundësi të madhe për të hyrë në tetëshen e parë”. Sa i përket Lamine Yamal, trajneri vlerësoi presionin e tij si vendimtar, duke theksuar rëndësinë e punës pa top.
The post Flick para sfidës ndaj Kopenhagen: Objektivi është i qartë; të fitojmë dhe të jemi në top-8 appeared first on Telesport.










