Vjen lajmi i madh për kuqezinjtë, arrihet marrëveshja verbale me Mike Maignan. Ja detajet e para

Gazetari Matteo Moretto përmes një deklarate në kanalin e tij zyrtar në Youtube, bën me dije se Milan dhe Mike Maignan kanë gjetur më në fund gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës dhe kanë arritur marrëveshjen verbale mes tyre.

“AC Milan dhe Mike Maignan arrijnë një marrëveshje verbale për një kontratë të re deri në qershor 2031. Hapat zyrtarë janë për t’u ndjekur, por marrëveshja është në vend për portierin francez, kontrata e të cilit skadonte në qershor 2026.

Rinovimi i Maignan është një lëvizje e madhe për Milanin, duke ditur që francezi është një lojtar vendimtar”, thotë Moretto. Ditët në vijim pritet zyrtarizimi i marrëveshjes dhe të mësohen detajet e tjera.

The post Vjen lajmi i madh për kuqezinjtë, arrihet marrëveshja verbale me Mike Maignan. Ja detajet e para appeared first on Telesport.