Zanetti për Chivu: Njeri me inteligjencë të rrallë, profesionist shumë i përgatitur

Në një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, Javier Zanetti rrëfeu rrugëtimin e tij të gjatë tek Interi, që sot vazhdon si zv.president: “Sinqerisht, statusi më intereson shumë pak. Unë për Interin jam një burim. Nuk u ndala te roli i ish-lojtarit; kam studiuar, jam përmirësuar dhe vazhdoj të përditësohem. Edhe sot ndjek kurse në Bocconi për marketing, financë, ekonomi, iniciativa sociale. Futbollistëve të rinj iu sugjeroj të nisin herët me këto gjëra, kur janë ende aktivë dhe koha për ta përgatitur të ardhmen nuk iu mungon”.

Zanetti shpjegon se marrëdhënia me tifozërinë dhe “curva” ka qenë gjithmonë normale; video, “selfie” dhe autografe, me respekt të plotë të roleve dhe një vijë kufiri të pakalueshme. Për Cristian Chivu, ish-shok skuadre, thotë se është njeri me inteligjencë të rrallë dhe profesionist shumë i përgatitur, motivues i madh që e përcjell menjëherë mesazhin.

Sipas tij, trajneri kërkon gjithmonë paraqitjen; Interi e ka arritur me vazhdimësi, edhe ndaj Arsenalit, të cilin e konsideron skuadrën më të fortë të Europës. Shton se ndaj Atletico Madridit dhe Liverpool-it zikaltrit meritonin më shumë dhe se pikërisht ato dy pikë mungojnë në renditje.

 

The post Zanetti për Chivu: Njeri me inteligjencë të rrallë, profesionist shumë i përgatitur appeared first on Telesport.