Trajneri i Liverpool, Arne Slot, dha verdiktin e tij për rikthimin e Mohamed Salah në fushë, me sulmuesin që luajti 90 minuta në ndeshjen e fituar 3-0 kundër Marsejës në Champions League.
Sulmuesi u aktivizua menjëherë nga trajneri edhe pse kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga Kupa e Kombeve të Afrikës. “Ai i njeh shokët e tij të ekipit dhe e di se si duam të luajmë”, tha Slot.
“Dhe, kjo tregon shumë për sa profesionist i madh është. Fakti që duke qenë larg nesh për një muaj, në një ekip tjetër. Ai ishte shumë i aftë të luante 90 minuta dhe tregoi vlerat e tij si kampion”, shtoi trajneri holandez.
“Mendoj se ai ishte afër një goli. Zakonisht, ky është një gol për të. Mendoj se, në përgjithësi, pashë shumë performanca të mira individuale nga Salah dhe lojtarë të tjerë”, përfundoi Slot.
The post Slot: Salah një profesionist i madh, luajti 90 minuta pak ditë pasi u rikthye nga kombëtarja appeared first on Telesport.









