EUROPA LEAGUE: Bologna nuk bën dot përmbysjen e madhe, mjaftohet me 1 pikë. Aston Villa dhe Lyon me fitore të mëdha në transfertë

Kanë përfunduar ndeshjet e para e para për për në Europa League, të vlefshme për raundin e shtatë, që është i parafundit në këtë fazë.

Në “Renato Dall’Ara”, Bologna barazoi 2-2 ndaj Celtic. Pjesa e parë u mbyll 0-2 për skocezët, por me një lojtar më pak. Japonezi Reo Hatate mori dy kartonë të verdhë në pak minuta dhe la fushën e lojës. Në pjesën e dytë, erdhi reagimi i vendasve, të cilët barazuan shifrat me golat e Dallinga 58′ dhe Rowe 72′.

Lyon vazhdon me ecurinë pozitive deri tani, sot francezët fituan 0-1 në transfertën ndaj Young Boys dhe tashmë kryesojnë renditjen me pikë të plota me Aston Villa. Anglezët fituan 0-1 në transfertën ndaj Fenerbahce, me golin e Jadon Sancho.

Porto mori një barazim dramatik në fund 1-1 ndaj Plzen. Feyenoord fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Sturm Graz. Freiburg u mjaftua me 1 gol në shtëpi ndaj Macabbi Tel Aviv dhe tani gjendet në pozita komode. Barazim 3-3 në derbin nordik, Brann-Midtyjlland. Norvegjezët barazuan shifrat me penallti në shtesë. Paok fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Betis, Crvena Zvezda fitoi në transfertë 0-1 ndaj Malmo.

The post EUROPA LEAGUE: Bologna nuk bën dot përmbysjen e madhe, mjaftohet me 1 pikë. Aston Villa dhe Lyon me fitore të mëdha në transfertë appeared first on Telesport.