Mesfushori i Arsenal, Mikel Merino, i është rikthyer pozicionit të tij pas rikthimit të sulmuesit Gabriel Jesus nga dëmtimi. Për pak kohë, Merino u sakrifikua në sulm nga trajneri Mikel Arteta dhe mesfushori nuk zhgënjeu.
Gjithsesi, rikthimi i Jesus dhe golat e tij kanë bërë që Merino t’i thurë lavde shokut të tij të skuadrës: “Është e mrekullueshme ta shohësh Jezus sërish në fushë. Mënyra se si po luan pas një dëmtimi të madh është e mrekullueshme”.
“Pas kaq shumë kohësh pa luajtur futboll, të rikthehesh kundër një kundërshtari si Inter dhe të performosh mire. Jo vetëm me golat, por edhe me mënyrën se si lëvizi dhe na ndihmoi në mbrojtje. Është e jashtëzakonshme”, shtoi Merino.
“Urime për të. Jam shumë i lumtur ta shoh të buzëqeshë përsëri dhe mezi pres të luaj me të dhe të shënoj më shumë gola. Rikthimi i tij është i rëndësishëm për ne, do të na ndihmojë shumë në arritjen e objektivave”, përfundoi spanjolli.
The post Merino: I lumtur që e shoh të shënojë dhe buzëqeshë sërish pas dëmtimit appeared first on Telesport.










