PSG, stuhi rreth Lucas Hernandez. Denoncohet për trafik qëniesh njerëzore dhe punë në të zezë

Jo në momentin më të mirë sportiv te PSG, ku këtë sezon ka rol rezervë, Lucas Hernandez përballet edhe me një çështje të rëndë jashtë fushës. Sipas “Paris-Match”, mbrojtësi francez dhe bashkëshortja e tij janë denoncuar për trafik qëniesh njerëzore dhe punë në të zezë. Avokatja e paditësve ka depozituar kallëzimin, ndërsa Prokuroria e Versajës ende nuk ka reaguar.

Hernandez akuzohet për shfrytëzimin e një familjeje kolumbiane, e punësuar pa kontratë të rregullt dhe pa respektuar oraret, nga shtatori 2024 deri në nëntor 2025. Ata kryenin role si roje sigurie, pastrimi, kuzhine dhe dado. Një nga denoncueset deklaron: “Erdha në situatë të parregullt. Dokumentet nuk ishin përgatitur…, nuk u bë kurrë asgjë”.

Pas një sherri në tetor 2025, iu ofruan kontrata “të përgatitura në fund”, me mospërputhje page dhe orari, përpara se familja t’i shkarkonte. “Psikologjikisht nuk jam mirë…, ndihem e përdorur dhe e keqtrajtuar”, – pohoi njëra nga denoncueset. Çështja do të hetohet nga drejtësia.

The post PSG, stuhi rreth Lucas Hernandez. Denoncohet për trafik qëniesh njerëzore dhe punë në të zezë appeared first on Telesport.