Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka mbetur pjesërisht I kënaqur nga fitorja 1-0 e skuadrës së tij ndaj Pafos dje në Champions League. Një gol i shënuar nga Caicedo i dha fitoren ekipit londinez, që ndodhet mes tetë më të mirave.
“Standardet këtu te Chelsea janë shumë të larta, tifozët vijnë për të parë gjuajtjet dhe golat. Është detyra ime të përmirësohem në këtë aspekt”, deklaroi trajneri i “blues”.
Më tej, Rosenior komentoi: “Për mua, është një ekuilibër i mirë për momentin. Janë dy ndeshje pa pësuar gol radhazi dhe ka kaluar shumë kohë që kur kjo ka ndodhur për herë të fundit. Ndaj, është një gjë pozitive”.
“Këtë herë bëhej fjalë për të fituar ndeshjen dhe 3 pikët. Ne e dinim që Pafos ishte shumë mirë i organizuar. Ndeshjet që kanë luajtur në këtë garë, gjithmonë kanë qenë një sfidë e madhe”, tha Rosenior.
“Ishte një ndeshje ku bëmë shumë gjëra të mira, vetëm pjesa e fundit ishte jo e mirë. Kishim dominim, kontroll, portieri bëri disa pritje të mira, por gjëja që më pëlqeu shumë te skuadra sot ishte gjuha e trupit”, deklaroi Rosenior.
“Nuk ndryshoi kurrë, energjia, kundërpresingu ishte vërtet i mirë. Duhet të shënojmë më shumë gola, por jemi në një pozicion ku nëse fitojmë ndeshjen tjetër, jemi në tetë ekipet e para“, përfundoi trajneri i Chelsea.
The post Rosenior: Detyra ime është të përmirësoj skuadrën në shënimin e golave, jemi brenda objektivave appeared first on Telesport.










