Të luash për Real Madrid në Santiago Bernabéu, nën të gjitha llojet e presionit dhe pritshmërive nuk është një arritje e vogël. Aq më tepër kur je vetëm 20 vjeç dhe je katapultuar nga Italia në Premier League në një kohë të shkurtër dhe më pas në një nga klubet më elitare në botë.
Kjo është karriera e Dean Huijsen, i cili u ble këtë verë për një shumë prej 62.5 milionë eurosh nga Bournemouth për t’u bërë “kujdestari” i së ardhmes së mbrojtjes së “los blancos”.
Sezoni filloi mirë, pavarësisht disa turbulencave në stol nën drejtimin e Xabi Alonso për sa i përket rezultateve. Më pas, performancat e tij ranë nën nivelin e tij të zakonshëm, për shkak të një seri lëndimesh që kërcënuan qëndrueshmërinë e tij në Madrid.
“Kohët e fundit kam pasur disa lëndime dhe më në fund po ndihem mirë fizikisht. Gjatë dy ose tre muajve të fundit, kam luajtur i lënduar, i paaftë të vrapoj mirë. Jam i lumtur që ndihem mirë sepse nuk po performoja në nivelin që isha“, zbuloi Huijsen.
“Kur je i lënduar, askush nuk e pëlqen dhe është e vështirë. Nuk jam lënduar kurrë më pare, ishte diçka e re për mua. Tani po ecim përpara. Jam shumë i lumtur me këtë fitore të fundit në Champions. Luajtëm shumë mirë si ekip dhe po tregojmë shenja pozitive. Kishim vërtet nevojë për një fitore si kjo”, pranoi ai.
“Të mbrosh sa më lart portës është e rëndësishme, fituam disa topa dhe shënuam gola në kundërsulm. Kjo është një gjë pozitive“, përfundoi Huijsen, që synon të rifitojë popullaritetin e tij dhe të shmangë kritikat nga shtypi.
The post “Nuk është e lehtë të luash i dëmtuar për Real Madrid, po rikthehem në nivelin tim” appeared first on Telesport.









