Neuer: Në pjesën e dytë ndërruam marsh dhe treguam se kush jemi

Manuel Neuer komentoi fitoren 2-0 ndaj Union Saint-Gilloise, duke pranuar vështirësitë e pjesës së parë: “Nuk ishte e lehtë për ne në pjesën e parë, sepse nuk po luanim pastër dhe ndoshta as mjaftueshëm shpejt. Nuk ishim aq të saktë në tranzicion sa zakonisht”.

Kapiteni theksoi ndryshimin pas pushimit: “Në pjesën e dytë luajtëm ndryshe. Ndërruam marsh, treguam kush jemi dhe e merituam fitoren. Mendoj se pikërisht aty treguam se sot mund t’ia dilnim”.

Neuer pranoi se nisja nuk ishte e sigurt: “Nuk e filluam mirë ndeshjen. Nëse rasti i parë i Harry ose goditja e këndit e Raphael Guerreiro do të kishin përfunduar në gol, ndoshta do ta gjenim më shpejt ritmin. Në Champions League kundërshtarët përfitojnë kur nuk je optimal. Prandaj jemi edhe më të lumtur që e përmbysëm ndeshjen”.

The post Neuer: Në pjesën e dytë ndërruam marsh dhe treguam se kush jemi appeared first on Telesport.