“Futboll i ndyrë…”; Luis Enrique nuk iu beson syve çfarë i ndodhi PSG-së

Luis Enrique ishte shumë i drejtpërdrejtë pas humbjes 2-1 të PSG-së ndaj Sportingut në Champions League. Parizienët dominuan ndeshjen, por pësuan një disfatë zhgënjyese në Portugali, që rrezikon seriozisht vendin e tyre mes tetë më të mirëve të fazës së grupeve.

“E humbëm ndeshjen, sepse ata shënuan dy gola. Skuadra jonë shënoi vetëm një”, – tha me ironi trajneri spanjoll për “Canal+”. Pavarësisht rezultatit, ai u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen: “Kjo është ndeshja jonë më e mirë jashtë fushe. Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Me këtë mentalitet jam i sigurt se do të shkojmë larg”.

Luis Enrique theksoi: “Ishim superiorë ndaj kundërshtarëve, që ishin shumë të fortë”. Por nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin: “Është zhgënjyese, sepse është e padrejtë, është e vështirë të flas për futboll tani. Futboll i ndyrë”.

The post “Futboll i ndyrë…”; Luis Enrique nuk iu beson syve çfarë i ndodhi PSG-së appeared first on Telesport.