Slot: Do të na duhet të djersitim shumë për të fituar ndaj Marsejë dhe kualifikuar më tej

Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis Olympique Marseille dhe Liverpool, trajneri i “reds”, Arne Slot, e vlerësoi shumë homologun e tij italian, Roberto De Zerbi. Në një konferencë për shtyp, holandezi theksoi admirimin e tij për stilin e lojës së ekipeve të drejtuara nga ish-trajneri i Brighton.

E konsideroj atë një nga trajnerët më të mirë në botë. Nuk duhet ta gjykosh gjithmonë një trajner vetëm nga trofetë që fiton, por edhe nga mënyra se si e drejton ekipin e tij”, u shpreh Slot për kolegun italian.

Nëse do të zgjidhja një trajner për një klub të nivelit të lartë, ai padyshim do të ishte në krye të listës sime. Gjithmonë më ka pëlqyer të shikoja ekipet e tij duke luajtur. Kur ai ishte në Brighton, e ndiqja shumë”, shtoi trajneri i Liverpool.

Pres që sot të jetë një ndeshje e vështirë për ne, por edhe për ata. Do të jetë një përballje e fortë, në çdo metër të fushës, pasi tani nuk ka më vend për gabime. Duam kualifikimin më tej dhe për t’ia arritur qëllimit duhet të djersitim shumë sonte”, tha Arne Slot.

The post Slot: Do të na duhet të djersitim shumë për të fituar ndaj Marsejë dhe kualifikuar më tej appeared first on Telesport.