Jude Bellingham shënoi golin e gjashtë të Real Madridit pas asistit të Valverdes dhe surprizoi me festimin, duke bërë disa herë gjestin e “pirjes”, i lidhur me komentet në rrjete sociale. Pas ndeshjes sqaroi: “Festimi im? Shumë njerëz thonë shumë gjëra. O qan, ose e shijon. Ua ktheva shakanë tifozëve, unë e di të vërtetën”.
Anglezi vjen nga një sezon jo i shkëlqyer dhe, njësoj si Vinicius, ishte fishkëllyer në “Bernabéu” javën e kaluar; ndaj goli dhe goleada ishin përgjigje për kritikët. Me këtë “rrjetë”, ai numëron 6 gola dhe 4 asistime në 24 ndeshje. Ende nuk ka gjetur versionin më të mirë, më parë me Xabi Alonso dhe tani nën drejtimin e Arbeloa.
Për ambientin: “Tifozët punojnë gjithë javën, paguajnë për të ardhur dhe kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan”. Për Vinicius: “Ishte shumë i saktë. Nuk dyshoj kurrë tek ai. Shkëlqen kur merr dashuri; kur tifozët ia treguan këtë, ai kaloi në një nivel tjetër”.
The post Bellingham, gol me mesazh në mënyrën e festimit: Ua ktheva shakanë tifozëve… appeared first on Telesport.










