Arsenali ishte më i fortë, por edhe Interi, pavarësisht humbjes, i ka lënë përshtypje pozitive trajnerit Mikel Arteta. “Interi është një skuadër shumë e madhe, ka organizim spektakolar dhe di ta sulmojë mirë vijën mbrojtëse”, – tha ai, duke vlerësuar kundërshtarin.
Arteta theksoi se skuadra e tij arriti ta ruajë filozofinë e lojës: “Ne ishim të zotë ta mbanim të paprekur filozofinë tonë, që na bën të jemi gjithmonë dominues”. Trajneri i Arsenalit nënvizoi gjithashtu rëndësinë e menaxhimit të kohës së punës: “Nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur në stërvitje, por kohën që kemi e shfrytëzojmë mirë”.
Sipas tij, bindja e skuadrës buron nga aftësia për të lexuar saktë momentet e ndeshjes dhe për t’u zbatuar në fushë. “Është ende herët për të thënë nëse do t’i arrijmë objektivat tanë, por kjo është ajo që duam”, – përfundoi Arteta.
The post “Interi është një skuadër shumë e madhe, por ne dimë të jemi dominues” appeared first on Telesport.









