Reagimet për polemikat e arbitrimit erdhën shpejt. I pari foli De Jong, ende i nxehur në fushë: “Më duket çmenduri, nuk mund të flasësh me të edhe pse je kapiten; të shikon sikur ‘jam më shumë se ti’. E paralajmërova për humbjet e kohës në shtesë dhe megjithatë dha vetëm dhjetë sekonda shtesë”.
Më pas u bashkua Hansi Flick: “Nuk jam në fushë, por po, jam dakord me atë që tha Frenkie. Nuk dua të humbas energji me këtë tipin; të gjithë e kanë parë paraqitjen e tij”. Fermín, të cilit iu anulua goli i parë për një faull paraprak të Olmo, ironizoi për pozicionin jashtë loje që anuloi golin e Lamine Yamal.
Ai publikoi një “story” me pamjen e “offside” dhe “emoji” duke qeshur me lot. Kujtoi gjithashtu se në të njëjtin stadium iu anulua një gol Lewandowskit për një “offside” milimetrik. Përveç kësaj, Fermín postoi foto me një mesazh që pasqyronte ndjenjën e dhomës së zhveshjes: “Krenar për ekipin tim, nuk do të na mposhtin. Visca el Barça!”

The post Fermín ironizon arbitrimin dhe dërgon një mesazh: Nuk do të na mposhtin appeared first on Telesport.










