Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e javës së 22-të në Premier League. Në “Stamford Bridge”, Chelsea po udhëheq 1-0 ndja Brentford. Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të, nga Joao Pedro. braziliani përfitoi nga një top i humbur nga Kayode dhe pas një goditje të fortë me të majtën, topi përfundoi në rrjetë.
Në “Anfield”, Liverpool po fiton 1-0 ndaj Burnley. Në minutën e 32-të, Dominik Szoboszlai kishte shansin e artë për të kaluar në avantazh të kuqtë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë, por goditja e fortë e hungarezit përplaset në traversë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 42-të, Florian Wirtz gjeti golin duke kaluar në avantazh të kuqtë. Armando Broja e ka nisur si titullar këtë takim.
Në sfidat e tjera, Sunderland po barazon 1-1 ndaj Crystal Palace, Tottenham po mundet 0-1 nga West Ham. Leeds-Fulham, 0-0 pjesa e parë.
The post 45′ e para: Chelsea mjaftohet me një gol. Broja titullar ndaj Liverpool-it, vendos Wirtz (video) appeared first on Telesport.









